Apple padit OpenAI-n, e akuzon për përvetësim të sekreteve tregtare NULL NULL 12.07.2026 17:11 12.07.2026 17:11 Apple ka ngritur një padi federale ndaj OpenAI, duke e akuzuar kompaninë e inteligjencës artificiale për përvetësim të sekreteve tregtare përmes punësimit të ish-punonjësve të saj. Sipas padisë, dy ish-punonjës të Apple, para se t’i bashkoheshin OpenAI-t, dyshohet se i kanë dërguar vetes dokumente dhe informacione konfidenciale që lidhen me zhvillimin e produkteve të kompanisë. Në mesin e të paditurve janë edhe startup-i io Products, tashmë në pronësi të OpenAI, si dhe dy ish-drejtues të Apple. Apple pretendon se OpenAI ka ndjekur një strategji për të siguruar qasje në projekte të ndjeshme, teknologji pronësore dhe produkte ende të papublikuara, me synim forcimin e biznesit të saj në tregun e pajisjeve harduerike. OpenAI i ka mohuar akuzat, kurse zëdhënësi i kompanisë, Drew Pusateri, tha për BBC se OpenAI “nuk ka interes për sekretet tregtare të kompanive të tjera” dhe se fokusi i saj mbetet zhvillimi i teknologjive inovative, transmeton Klankosova.tv. Apple i ka kërkuar gjykatës të ndalojë çdo përdorim të informacionit që e konsideron konfidencial dhe po kërkon gjithashtu dëmshpërblim monetar.