NATO 3.0, Shala: Synon rikthimin te misioni origjinal, Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen NULL NULL 12.07.2026 17:51 12.07.2026 17:51 Eksperti ushtarak, Berat Shala, ka deklaruar se koncepti i ashtuquajtur “NATO 3.0” nuk është një ide e re, por rezultat i një procesi studimor dhe diskutimesh që kanë nisur prej kohësh. Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij koncepti është distribuomi i barrës së mbrojtjes ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s. “Çështja e NATO 3.0, ne duhet ta kuptojmë që nuk ka filluar diçka tani, domethënë është një studim që është bërë me kohë. Nënsekretari i Luftës për Politika, autori i kësaj NATO 3.0, është çështje që kërkon distribuimin e barrës brenda shteteve të NATO-s. Siç e thashë, kjo nuk është diçka e re. Këtë e kanë thënë disa herë edhe ish-presidentë të tjerë amerikanë”, deklaroi ai. Shala përmes një lidhje direkte në “Info Magazine” në Klan Kosova theksoi se ky nuk është domosdoshmërisht një ndryshim i doktrinës amerikane, por një rikthim te funksioni bazë për të cilin u krijua NATO. “NATO duhet ta kuptojmë që NATO 1.0 ishte gjatë Luftës së Ftohtë, ku kryesisht e kishte mbrojtjen dhe frenimin kryesor. Pastaj NATO 2.0 ishte ajo ku NATO fokusohej jashtë zonës së NATO-s, në misione paqeruajtëse. Tani, me NATO 3.0, ShBA-ja kërkon që tërifokusohet ose të rikthehet në misionin e vet origjinal të NATO-s që është mbrojtja dhe frenimi. Nuk mund të them që është një doktrinë amerikane specifikisht, por është rikthim në misionin origjinal të NATO-s, sië bërë NATO-ja në fillim, për mbrojtje dhe frenim të kërcënimit rus, gjë që u konfirmua edhe gjatë samitit në Ankara, që Rusia si një prej kërcënimeve afatgjata për Evropën”, tha Shala. Sipas ekspertit ushtarak, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit dhe të mos mbështeten kryesisht në kapacitetet amerikane. “Domethënë, kjo është kërkesë e ShBA-së që NATO të rikthehet në misionin origjinal të saj: mbrojtjen dhe frenimin, ose frikësimin. Përveç kësaj, SHBA-ja kërkon që Evropa t’i marrë përgjegjësitë e veta, ta mbrojë Evropën, domethënë të mos mbështetet kryesisht në kapacitetet e ShBA-së, por ta lirojë ShBA-në që të ofrojë vetëm kapacitete të fokusuara, siç i quan ajo, në aspektin e inteligjencës, aspektin strategjik, të hapësirës e të tjera”, tha ai./Klankosova.tv