Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grabitja e armatosur në Prishtinë: Punëtori i kompanisë së sigurimit në gjendje të rëndë

NULL NULL
17.03.2025 12:24

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Veternik, konkretisht në hapësirat jashtme të qendrës tregtare Albi Mall, në Prishtinë.

Cak i grabitjes kishte qenë automjeti i një kompanie të sigurimit që barte para, e për pasojë u plagos edhe punëtori i saj, i cili u dërgua në QKUK.

E lidhur me gjendjen e punëtorit të sigurimit detaje ka dhënë edhe drejtori i Emergjencës Naser Syla.

Syla tha për Klankosova.tv tha se gjendja e pacientit është shumë e rëndë.

“Është sjellë një i plagosur me armë zjarri në Qendrën Emergjente, është duke u trajtuar te ne , jonë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pritet të intervenohet në sallën e operative në Qendrën Emergjente nga ekipet e anestezionit dhe Kirurgjisë, gjendje shumë e rëndë e pacientit”, tha Syla për Klankosova.tv

Grabitje e armatosur në Veternik, plagoset një person

lajme të ngjashme