Grabitësit trima: Kap hajnat në pyll, ata s’duan të ikin (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 21.10.2023 20:33 nga Qendresa Sinani 21.10.2023 20:33 Gjumin e pasdites ia prishi një zhurmë fort e njohur për të. E sapo dëgjoi motosharrën, Smajl Berisha, u nis drejt malit ngjitur me shtëpinë, të premten. Aty 56-vjeçari mori vesh se dikush po i prente drunjët e pyllit të tij. Vjedhësit s’largoheshin, bile sipas pronarit, deshtën t’a vazhdojnë punën pa i bezdisur, teksa edhe e kërcënuan me jetë, njofton Klan Kosova. Megjithkëtë, nuk kaloi shumë kohë e hajdutët ikën me kamionetën e tyre pa targa. Por pas lanë goxha gjurmë. Berisha tha se dëmet në pyjet e tij janë të shumta derisa kjo është hera e tretë që po i vidhet mali. Për këtë vepër, të dyshuarit mund të vuajnë dënim meqë që të katërtit ranë më vonë në prangat e policisë dhe tashti dy prej tyre janë në mbajtje, ndërsa dy të tjerë që ishin të mitur u liruan.