GPS për të mos humbur fëmijët NULL NULL 18.08.2015 08:45 18.08.2015 08:45 Çdo ditë e më shumë teknologjia po zë vend në përditshmërinë tonë, duke na shërbyer thuajse në të gjitha fushat. E në frymën e këtij zhvillimi, së fundmi mbërrijnë lokalizuesit (GPS) për fëmijët. Kjo është ideja e kompanisë së prodhimit të rrobave të plazhit dhe të brendshmeve, Bea Barthes. Bëhet fjalë për byzylykë të papërshkueshëm nga uji dhe etiketa të vendosura në rrobat e fëmijëve, të pajisura me një çip lokalizues që kontrollohet përmes telefonit. Ideja lindi për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre prindërve që në një moment hutimi humbasin nga sytë fëmijët e tyre në plazhe apo pishina të mbipopulluara, sidomos muajt e verës. Veç kësaj, etiketat dhe byzylykët mund t’u hyjnë në punë edhe personave që gjejnë një fëmijë të humbur. Mjafton të afrohet telefoni inteligjent që ka aplikacionin e posaçëm të instaluar dhe në kohë reale gjetësi mund të njihet me vendndodhjen e prindërve të fëmijës./TCh