Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gosling: Vajzat mendojnë se jam astronaut

NULL NULL
04.10.2018 16:50

Ryan Gosling ishte i ftuar në emisionin Jimmy Kimmel Live, ku zbuloi se dy vajzat e tij mendojnë se ai realisht është astronaut pasi aktroi në filmin First Man.

Aktori 37-vjeçar i tha Jimmyt se e gjitha filloi kur vajzat e tij, katërvjeçarja Esmeralda dhe dyvjeçarja Amada, shkuan në sheshxhirim dhe e panë babanë e tyre teksa xhironte skena të filmit.

“Isha në një kostum hapësinor dhe pretendoja sikur po zbrisja në tokë. Tani mendoj se ato besojnë që unë jam astronaut. Vajza e madhe një ditë bëri me gisht nga hëna dhe më tha: ‘Atje është vendi ku ti punon, apo jo?”, deklaroi aktori.

lajme të ngjashme