Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Google Calendar po bëhet më efikas për përdoruesit biznesmenë

NULL NULL
31.08.2015 09:16

Përdoruesit e aplikacioneve të Google do ta kenë më të lehtë tashmë të menaxhojnë kalendarin e tyre. Me një përditësim të fundit, Google Calendar do të marrë automatikisht eventet nga Gmail-i, si fluturime, hotele, apo rezervime restoranti, dhe nëse bëni ndryshim plani apo shtyrje orari.

Google thotë se në thelb çdo ngjarje do të zbulohet. Kjo karakteristikë në fakt ka qënë e vlefshme për përdoruesit e Google më herët, por ata që kanë një llogari për punë, zakonisht duhet të presin pak më gjatë për përditësimet e reja.

Google thotë se kalendari i ri do të nisë punën javën që vjen me të gjitha llogaritë në aplikacionet Google, me përjashtim të atyre qeveritare, transmeton Top Channel.

lajme të ngjashme