Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gomez zbulon se çka foli me Swiftin në Golden Globes

NULL NULL
09.01.2024 23:23
selena gomez taylor swift

Selena Gomez më në fund po jep përgjigje ndaj historive virale për bisedën e saj të sinqertë me Taylor Swiftin gjatë Golden Globes 2024, e cila u kap në video nga disa gazetarë në sallën e eventit.

Taylor dhe shoqja Keleigh Teller patën një përgjigje të animuar për çdo gjë që Selena u tha atyre gjatë pushimit të reklamave në hotelin Beverly Hilton në Beverly Hills të Kalifornisë.

Buzë-lexuesit besonin se Selena po përfliste për Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner, por burimet kanë folur hapur për të mohuar që këngëtarja ta ketë parë çiftin në këtë ngjarje.

Timothee tashmë e ka komentuar historinë dhe tani Selena po mendon të zbulojë se çfarë i tha në të vërtetë Taylor.

Selena komentoi në një postim të lajmit në Instagram me mbishkrimin, “A ishte Selena Gomez duke bërë thashetheme për Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet në Golden Globes? Këtu është e vërteta”.

Në seksionin e komenteve, Selena shkroi: “Joooooo i thashë Taylor-it për dy nga miqtë e mi që u lidhën. Jo se kjo është punë e dikujt”.

lajme të ngjashme