Golden State nuk ndalet, thellohet kriza e Lakers NULL NULL 19.03.2016 10:50 19.03.2016 10:50 Një tjetër 3 pikësh për t’u vendosur në muze. Stephen Curry rrëmbeu një top nga duart e Dirk Nowitzkit për të realizuar nga një distancë e madhe në fundin e periodës së katërt, duke i dhuruar një tjetër sukses skuadrës së Golden State që kaloi 130-112 Dallas Mavericks. Ylli i skuadrës kaliforniane e mbylli mbrëmjen me 31 pikë personale, ndërsa Klay Thompson bëri edhe më mirë me 39 pikë. Suksesi i 62 sezonal për kampionët dhe i shtati rresht. Ata janë vetëm 10 suksese larg rekordit të Chicagos që në vitin 1996 arriti të shkonte në kuotën 72. Në krahun tjetër, për Dallas, Nowitzki e mbylli mbrëmjen me 24 pikë personale por skuadra teksane vijin ecurinë negative me 6 humbje në 8 ndeshjet e fundit. https://www.youtube.com/watch?v=_xcB3G1ICDI Në Los Angeles, Lakersat morën një tjetër leksion sepse ishte Phoenix Suns që këtë herë diktoi ligjin në “Staples Center” ku regjistroi shifrat 95-90. Brandon Knight rezultoi lojtari më i mirë për skuadrën nga Arizona me 22 pikë, ndërsa në krahun tjetër 30 pikët e Lou Williams nuk e ndihmuar ekipin vendas për të evituar disfatën e radhës. https://www.youtube.com/watch?v=ly5FJRJz5R4