Golden State në finale të NBA (VIDEO) NULL NULL 31.05.2016 11:00 31.05.2016 11:00 Golden State Warriors ka mposhtur Oklahoma City Thunders, 96-88, për t’u kualifikuar në finalen e NBA. Edhe pse kampionët ishin shumë pranë eliminimit pas disavantazhit të përgjithshëm 3-1, arritën të siguroj në tre fitore rresht për të arritur sërish në finalen e madhe kundër Cleveland Cavaliers. Në përballjen e fundit ishte Steph Curry heroi me 36 pikë, duke e bërë Golden State skuadrën e dhjetë të historisë së NBA që arrin të kthejë në favor disavantazhin 3-1. Në krahun tjetër, Oklahoma nuk u dorëzua lehtë duke arritur deri në 13 pikë avantazh në periodën e dytë, por Curry u tregua i pamëshirshëm duke ndezur atmosferën në Oracle Arena. Ndeshja e vitit në Oackland nuk i zhgënjeu të pranishmit. Trajneri Kerr e nisi ndeshjen me Iguodalan titullar, ndërsa Thompson arriti të gjente ritmin pas dy periodave të para që u mbyllën me avantazhin e 3 pikëve për miqtë. Me kalimin e minutave në skenë doli Livingston, ndërsa Durant tregoi gjithë klasin e tij 100 sekonda nga fundi duke e ngushtuar diferencën në 4 pikë. Ky ishte edhe momenti kur Curry vendosi të shkruajë një tjetër kapitull rreth legjendës së tij. Fillimisht tre goditje të lira të sakta dhe më pas një 3-pikësh i pabesueshëm që starton festën në Oracle. Gjithsesi, Oklahoma meriton një duartrokitje të gjatë sepse nuk u dorëzua deri në sekondën e fundit edhe pse në ndeshjen e 6 kishte mundësinë e artë për të mbyllur llogaritë. https://www.youtube.com/watch?v=9RdLmnNXhKg