Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjet Prishtina e sivjet Ylli, vendi i tretë i Ligës Unike “i padëshiruar” për skuadrat kosovare

NULL NULL
27.03.2025 13:49

Golden Eagle Ylli ka vendosur të mos udhëtojë në Prishtinë, për ta zhvilluar duelin ndaj Besëlidhjes, i vlefshëm për vendin e tretë në Ligën Unike.

Sipas klubit nga Suhareka, ky vendim është marrë për shkak të mbingarkesës së lojtarëve.

“Sot, pas takimit të Bordit të Golden Eagle Yllit, është marrë vendimi që ekipi ynë nuk do të udhëtojë për të zhvilluar ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike. Ky vendim është marrë për shkak të mbingarkesës së lojtarëve, duke pasur parasysh që lujam ndeshjen të shtunën në kuader të superliges kundër Bashkimit dhe situatën me shumë lëndime gjatë këtij sezoni, veçanërisht në javët e fundit”, thuhet në njoftimin e ish-kampionëve të Kosovës.

Ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë kompeticion mbarëkombëtar, njofton Klankosova.tv.

Edhe Sigal Prishtina veproi njejtë vitin e kaluar, duke mos e zhvilluar ballafaqimin ndaj Pejës, duke u kthyer nga Vlora me të përfunduar përballja ndaj Trepçës,

Kujtojmë që këta të fundit janë kampionë aktualë të Ligës Unike, para tyre këtë garë e fitoi Peja dhe Ylli.

 

lajme të ngjashme