Goditi kolegun, shkarkohet nga detyra drejtoresha e Spitalit të Dibrës NULL NULL 15.02.2025 07:03 15.02.2025 07:03 Foto nga Top Channel Drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu është shkarkuar nga detyra. Ky vendim erdhi pas denoncimit se Shehu ka dhunuar shefin e financës, pas një konflikti mes tyre, transmeton Klankosova.tv. E gjithë ngjarja ka nisur pas një mbledhje të stafit të spitalit rajonal të Dibrës, ku drejtoresha është përplasur verbalisht me shefin e financës ku ka pasur fyerje mes tyre. 37-vjeçari, ka raportuar në polici se është goditur me send të fortë në fytyrë. “Shtetasi me iniciale Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“, njofton policia.