GL-10, aeroplani që ngjitet si helikopter NULL NULL 13.07.2016 14:37 13.07.2016 14:37 Agjensia Amerikane e Hapsirës, NASA, ka krijuar një aeroplan me motor elektrik, i cili ka vetinë e ngjitjes së helikopterit. Aeroplani i quajtur Greased Lightning, GL-10 është akoma në fazë të prototipit. GL-10 mund të mbajë deri në katër pasagjerë. Ai është testuar afër qendrës së kërkimit Langley të NASA dhe është i pajisur me tetë motorë që i mundësojnë që të ngjitet në vend sikur një helikoptër dhe të lëvizë më shpejtë se një i tillë.