Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës pezullon punën në Gaza për 48 orë

NULL NULL
26.02.2024 17:42
Foto nga arkiva: Lufta Izrael - Hamas në Gaza
Foto nga arkiva: Lufta Izrael - Hamas në Gaza

Shoqata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës thotë se po pezullon punën e saj në Gaza për 48 orë për shkak të mungesës së sigurisë për ekipet dhe pacientët e saj.

Kjo shoqatë përmes një deklarate tha se po ndalonte koordinimin në misionet mjekësore për shkak të “mungesës së angazhimit dhe respektit” për forcat e saj.

PRCS akuzoi Izraelin për përgjimin e një kolone që evakuonte pacientët nga spitali Al Amal në Khan Younis në Rafah dje, pavarësisht se kishte marrë miratimin paraprak së bashku me agjencinë e çështjeve humanitare të OKB-së.

Pretendohet se anëtarët e stafit të kësaj shoqare janë keqtrajtuar dhe tre prej tyre janë arrestuar.

 

 

lajme të ngjashme