Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjysmëfinalja: Sot përballen Trepça – Peja

NULL NULL
08.05.2022 12:02
Basketboll
Foto ilustruese, topi i basketit

Trepça dhe Peja do të përballen sot në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Superligën e Kosovës në basketboll nga ora 17:00.

Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në pozitën e dytë, kurse pejanët eliminuan Bashkimin për tu kualifikuar në gjysmëfinale.

Në Kampionat, ‘Xehetarët’ kishin 19 fitore e nëntë humbje, ndërsa verdhezinjtë 18 fitore e dhjetë humbje.

Në Superligë u përballën katër herë, ku tri fitore shënuan mitrovicasit dhe një pejanët.

Në Kupë gjithashtu kishte fituar skuadra nga Mitrovica, që fitoi trofeun e çmuar, kurse skuadra nga Peja ka fituar titullin e Ligës Unike.

Të dy skuadrat duan trofeun e dytë për këtë edicion. Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës përcjell Klankosova.tv

lajme të ngjashme