Gjysmëfinalja e parë i takon Pejës, mposht Golden Eagle Yllin NULL NULL 12.04.2023 23:40 12.04.2023 23:40 Gjysmëfinalja e parë e “Play-off”-it të basketbollit i takoi Pejës. Kjo skuadër mundi Golden Eagle Yllin, me një diferencë prej tre pikësh me rezultat 85:82. Çereku i parë u zhvillua kryesisht i barabartë. Epërsia kalonte sa në njërën anë sa në tjetrën, pejanët e mbyllën çerekun e parë me rezultat 22:19. Vendasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë në dhjetë pikë, 43:33, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 48:41. Epërsia më e lartë në ndeshje u arrit pranë rezultatit 62:50, por mysafirët nuk u dorëzuan, për të afruar rezultatin në 68:64, ndërsa periudha e tretë përfundoi me një treshe nga Alban Veseli për 71:64. Kampionët sërish tentuan në dhjetë minutat e fundit, ku afruan rezultatin në 81:79, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe pësuan humbje 85:82. Te Peja u dalluan Brad Waldow me 22 pikë e dhjetë kërcime dhe Larry Thomas me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Gëzim Morina me 16 pikë e tetë kërcime. Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Therandë, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore/ Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.