Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjysmëfinalja e botërorit në basketboll : “Furia e kuqe” eliminon “kangurët” (VIDEO)

NULL NULL
14.09.2019 11:14

Spanja ka fituar kundër Australisë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Basketbollit, që po
zhvillohet këtë edicion në Kinë.

Ballafaqimi në mes të dy kombëtareve ishte i ngushtë gjatë gjithë kohës, ndërsa triumfuesi u përcaktua
tek në çerekun e dytë shtesë.

Koha e rregullt përfundoi baraz 71, ndërsa shtesa e çerekut të parë baraz 80.

Megjithatë, spanjollët të udhëhequr nga Marc Gasol që realizoi 33 pikë, në çerekun e dytë shtesë
mposhtën australianët me rezultatin 95-78.

Kështu, Spanja do të ndeshet në finale të këtij Botërori me Argjentinën, që arriti fitore më të lehtë, 80-
66, ndaj Francës të premten.

Lider i amerikano-latinëve ishte veterani, Luis Scola, që shënoi 28 pikë dhe njëkohësisht kontribuoi edhe
me 13 kërcime dhe 2 asiste.

Finalja në mes Spanjës dhe Argjentinës do të zhvillohet të dielën nga ora 14:00, ndërsa 4 orë më herët,
Australia dhe Franca ndeshen për medaljen e bronztë të garës.

lajme të ngjashme