Gjysmëfinalet e zjarrta të Ligës Unike vijnë drejtpërdrejt në platformën Artmotion NULL NULL nga Arbon Flugaj 13.04.2021 14:25 nga Arbon Flugaj 13.04.2021 14:25 Pas aktit të parë të garave të luajtur në palestrën “Mizahir Isma” të Rahovecit, “Final 8” i Ligës Unike të basketbollit kosovar dhe atij shqiptar vazhdon me gjysmëfinalet dhe finalet e mëdha në palestrën “Dhimitraq Goga” të Durrësit. 16:00 RAHOVECI – PEJA ART SPORT 1 Rahoveci pret Pejën në ndeshjen e parë gjysmëfinale që luhet me fillim nga ora 16:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. Peja në këtë raund erdhi pasi mposhti Vllazninë me rezultat të thellë 90-73 në një duel ku spikati Dardan Berisha që realizoi 26 pikë nga të cilat 6-të treshe. Nga ana tjetër, Rahoveci kaloi pa lojë raundin çerekfinal, pasi Teuta e Durrësit nuk arriti të organizohej me kohë. Këto dy skuadra do jenë pjesë e fazës playoff edhe në Superligën e Kosovës në basketboll teksa llogariten edhe ndër skuadrat favorite për të qenë triumfuese në fund. Rahoveci, 5-shja e mundshme startuese: Morina, Davis, Qallaku, Vesli, Daniel Peja, 5-shja e mundshme startuese: Berisha, Mekaj, Dandy, Grapci, Walters 19:00 GOGA BASKET – G.E YLLI ART SPORT 1 Pas ndeshjes direkte mes skuadrave kosovare, duelet e Ligës Unike vazhdojnë edhe me ndeshjen tjetër interesante mes Goga Basketit dhe Golden Eagle Yllit. Ky takim luhet me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1. Goga Basket që janë lider të pakontestueshëm në elitën e basketbollit në Shqipëri do të kenë punë me suharekasit e Golden Eagle Yllit, skuadër kjo që sezonin e rregullt në Kosovë e mbylli në pozitën e tretë të tabelës. Për të arritur deri në këtë fazë, Goga triumfoi kundër rivalëve të Tiranës me rezultat 76-67 teksa në anën tjetër Ylli pati fat të madh dhe mposhti më lehtë se që pritej me rezultatin 87-70 Prishtinën. Kjo fitore erdhi edhe pas për kryeqytetasit nuk luajti as edhe një lojtar amerikan. Goga Basket, 5-shja e mundshme startuese: Strazimiri, Thano, Ramme, Djokovic, Hysenagolli Golden Eagle Ylli, 5-shja e mundshme startuese: Clark, Wilbekin, Bunjaku, Kastrati, Zekiqi