Gjyshja lind mbesën pasi vajza e saj nuk kishte mitër (FOTO) NULL NULL 01.04.2019 16:48 01.04.2019 16:48 Kur Tracey Smith ishte vetëm 15 vjeçare, ajo shkoi tek mjeku për një problem që kishte. Asaj iu tha se kishte probleme me vezë por fatkeqësisht nuk kishte mitër. Tracye, tani 31 vjeçare, u diagnostikua me MRKH – moszhvillim i mitrës që thoshte se ajo nuk mund të kishte fëmijë, transmeton Klan Kosova. Tracey u shkatërrua kur mori këtë lajm, megjithatë kjo gjë iu besua nënës së saj. Në atë kohë, Emma i tha asaj se do të bënte ndonjë gjë për ta ndihmuar atë për t’u bërë nënë, dhe tani kjo ka ndodhur. 55 vjeçarja pranoi të mbante fëmijën e Tracey, që nënkupton se ajo do të lindte nipin ose mbesën e saj. Emma lindi mbesën Evie dhe familja është e lumtur. Tracey dhe burri i saj Adam tani duhet ta adaptojnë atë sipas ligjit në Mbretërinë e Bashkuar. “Unë isha zemërthyer nga ideja se nuk mund ta mbaja fëmijën tim. Gjithmonë e dija se do të bëhesha nënë”, tha Tracey. “Nëna ime më ndihmoi, ajo më bëri ofertën që të mbante një fëmijë për mua. Unë jam kaq mirënjohëse për nënën time për dhuratën më të çmuar për ne. Ishte një moment i pabesueshëm shumë emocional”. Emma, një punëtore në një supermarket në perëndim të Uellsit, mori tableta hormonale për të përgatitur trupin e saj për shtatzëninë. Duke përdorur IFV, mjekët morën një vezë nga Tracey dhe e fekonduan atë me spermën e Adam, në një laborator. Embrioni pastaj u implantua në mitrën e nënës së saj. Ajo ishte e suksesshme që në përpjekjen e parë.