Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjyqtarët shqiptarë do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshjet e playoff-it të Europa League

NULL NULL
18.08.2025 12:13

UEFA ia ka besuar dy ndeshje gjyqtarëve shqiptarë për të ndarë drejtësinë.

Lajmin për këtë e dha Federata Shqiptare e Futbollit, transmeton Klankosova.tv.

FShF-ja bën të ditur se bëhet fjalë për dy ndeshje të fazës së playoff-it të Europa League, Bashakshehir – Union Craiova.

Aty gjyqtar kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, i ndihmuar edhe nga referët e tjerë si: Arbër Zalla, Rejdi Avdo; Olsid Ferataj; Kreshnik Bajramaj (VAR), Olsion Yzeiraj (AVAR).
Referë nga Shqipëria do të ndajnë drejtësi edhe në ndeshjen tjetër, Sparta Praha dhe Riga.

Në këtë takim, gjyqtar kryesor është Enea Jorgji, i cili do të ndihmohet edhe nga Denis Rexha, Ridiger Çokaj; Florian Lata; Albert Doda (AVAR), transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme