Gjyqi ‘Banjska’: Kërkesa për dëshmitarë të rinj e ekzaminime, qëllim për vonim të procesit (VIDEO) NULL NULL 16.01.2026 20:21 16.01.2026 20:21 Gjyqi për sulmin terrorist në Banjskë vazhdoi sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në seancën që u mbajt sot, dy të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq sërish heshtën, derisa ndryshe veproi i akuzuari tjetër, Dushan Maksimoviq që i mohoi krejt akuzat. Madje, për ta dëshmuar këtë avokatja e tij kërkoi të ftohen 10 dëshmitarë të rinj dhe të bëhen ekzaminime shtesë për të vërtetuar uniformën e armën e Maksimoviqit. Dy kërkesat u kundërshtuan nga prokuroria dhe avokatët e policëve, pasi u tha se qëllimi është veç vonimi në proces. Njësoj mendoi edhe trupi gjykes që refuzoi 9 dëshmitarë të rinj, si dhe ekspertizën shtesë. Kurse dëshmitari që u aprovua pritet të dëgjohet në seancat që u caktuan për në shkurt. Të gjitha detajet mund t’i gjeni në kronikën e gazetares së Klan Kosova, Qëndresa Tërshani./Klankosova.tv