Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve, shtyhet për nesër dëshmia e Nuhi Bytyçit NULL NULL 03.06.2024 17:14 03.06.2024 17:14 Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve, shtyhet për nesër dëshmia e Nuhi Bytyqit Është shtyrë për nesër dëshmia e reporterit të luftës, Nuhi Bytyçi, në procesin gjyqësor në Hagë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe krerëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga djali i tij, Arianiti. Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak të dinamikës së dëshmitarëve paraprak. “Besoj se dëshmia fillon pas orës 9:30 apo 10 nesër”, tha ai. Reporteri i luftës së fundit në Kosovë, dëshminë e tij kishte për ta dhënë sot. Lidhur me këtë Klankosova.tv ka raportuar edhe gjatë së dielës./ Klankosova.tv Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët