Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata në Prizren ndërpret rrënimin e objektit “Abi Çarshia”

NULL NULL
25.07.2019 13:08

Gjykata Themelore në Prizren përmes një aktvendimi 15 minuta para fillimit të rrënimit të një pjese te “Abi Çarshia” ka detyruar Inspektoratin ta pezullojë punën deri në një vendim të ri.

Inspektorati është detyruar që të tërheqë makinerinë nga vendi i punës, njofton Klan Kosova.

Komuna e Prizrenit ka thënë se kanë dorëzuar edhe katër kallëzime penale për investitorin.

Një aksion të tillë Drejtoria e Inspektoratit e kishte filluar edhe javën e kaluar ku kishte hasur në rezistencë të pronarëve të këtij kompleksi, ndërsa punëtoret e qendrës kishin zhvilluar edhe një protestë në shenjë pakënaqësie për veprimet e komunarëve.

lajme të ngjashme