Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata Kushtetuese anulon zgjedhjet në Rumani

NULL NULL
06.12.2024 15:36
Calin Georgescu
Kandidati i ekstremit të djathtë për president të Rumanisë, Calin Georgescu. Foto: AP

Gjykata më e lartë e Rumanisë e ka anuluar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vend, disa ditë pasi informata të deklasifikuara të inteligjencës pretenduan se Rusia zhvilloi një fushatë të koordinuar online për të promovuar autsajderin e së djashtës ekstreme që i fitoi zgjedhjet në raundin e parë.

Vendimi i gjykatës kushtetuese – i cili është përfundimtar – erdhi të premten pasi presidenti Klaus Iohannis deklasifikoi informacioni të inteligjencës dy ditë më herët që pretendonin se Rusia zhvilloi një fushatë të gjerë që përfshin mijëra llogari të mediave sociale për të promovuar Calin Georgescus nëpër platforma si TikTok dhe Telegram, raporton “Guardian”, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht se ishte një autsajder i madh që deklaroi zero shpenzime për fushatën, Georgescu doli kryesues më 24 nëntor. Ai do të përballej me reformisten Elena Lasconi, e partisë Save Romania Union, në një balotazh të dielën. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme