Gjukanoviq dorëhiqet nga pozita e kryetarit të partisë DPS NULL NULL 05.04.2023 20:56 05.04.2023 20:56 Millo GJukanoviq Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë. Ai ka qenë disa herë president dhe kryeministër i këtij shteti. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka mësuar se Gjukanoviq e ka bërë të ditur këtë vendim në një sesion të partisë në pasditen e së mërkurës, dhe se një takim i kryesisë së partisë është caktuar për 6 prill, kur do të formalizohet vendimi. Gjukanoviq ka dhënë dorëheqje nga pozita e liderit të partisë vetëm tri ditë pasi ka humbur në zgjedhjet presidenciale ndaj Jakov Millatoviqit nga Lëvizja Evropa Tani. Gjukanoviq ka qenë presidenti i DPS-së prej vitit 1998, kur e ka marrë pushtetin nga presidenti paraprak, Momir Bullatoviq. Gjukanoviq do të zëvendësohet si kryetar partie nga udhëheqësi aktual i klubit parlamentar të DPS-së, Daniel Zhivkoviq./rel/