Gjuan me armë nga banesa e tij, arrestohet prishtinasi NULL NULL 26.08.2024 11:53 26.08.2024 11:53 Foto ilustruese e gjuajtjes me armë zjarri. Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se shtiu me armë në banesën e tij. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në banesën e tij kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.