Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona (VIDEO) NULL NULL 25.03.2025 23:18 25.03.2025 23:18 Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Si pasojë dy persona janë lënduar. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. “Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Ahmeti për Klankosova.tv Detaje nga ky rast jep gazetarja e Klan Kosova, Vesa Hoda: