Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen katër persona NULL NULL 24.12.2021 16:30 24.12.2021 16:30 Në lagjen prishtinase, “Kodra e Diellit”, ka pasur gjuajtje me armë zjarri, dhe një person ka mbetur i lënduar por si pasojë e përleshjes fizike. “Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”. “Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike”. Policia ka njoftuar se deri tash katër persona janë arrestuar si të dyshuar mbi rastin, teksa hetimet janë hapur. “Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë”. “Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”. \