Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë NULL NULL 09.02.2026 17:38 09.02.2026 17:38 Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai njoftoi se nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat. /Klankosova.tv