Gjuajti me pushkë gjuetie në pronën e viktimës, arrestohet i dyshuari NULL NULL 24.08.2025 09:51 24.08.2025 09:51 Një person është arrestuar pasditen e djeshme në Prizren, për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Sipas raportit të Policisësw Kosovws, i dyshuari ka përdorur një pushkë gjuetie për të shtënë në një pajisje, e cila ndodhej në pronën e viktimës. Të dyshuarit i është konfiskuar arma, një pushkë gjuetie, e cila kishte dy gëzhoja të përdorura gjatë incidentit. Pas intervistimit, dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes për hetime të mëtejshme. “Prizren 23.08.2025-17:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë-pushkë gjuetie, në një pajisje në pronën e viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari janë konfiskuar një pushkë gjuetie me dy gëzhoja të cilat janë shkrepur në vendin e ngjarjes. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes”, njofton PK. /Klankosova.tv