Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Gjon Mili” u vizitua edhe nga Sekretari i Ambasadës Gjermane

NULL NULL
26.08.2015 09:56

Galeria Kombëtare e Kosovës pati vizitë nga Marten Menger, sekretar i parë për politikë, media, protokoll dhe kulturë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Sekretari Menger u mirëprit nga drejtori i Galerisë Kombëtare, Erzen Shkololli.

Kështu Marten Menger, gjatë vizitës së tij që i bëri galerisë, pati rastin të shoh dhe edicionin e 14-të, të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë ‘’Gjon Mili’’ e cila gjendet momentalisht e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Të rikujtojmë që Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë ‘’Gjon Mili’’ mblodhi 20 artistë vendor dhe ndërkombëtarë, ndërsa fitues u zgjodh Meriton Maloku, që më pas ekspozita të mbahet e hapur deri më 7 tetor 2015, njofton Galeria Kombëtare e Kosovës përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

11953245_1216640725028500_7343424164458140523_n

lajme të ngjashme