Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjokoviq po e shkatërron Federerin

NULL NULL
28.01.2016 11:05
Tenisti serb i ka fituar dy sete në gjysmëfinalen e Australian Open ndaj zviceranit Federer për 54 minuta.

Numri një i botës Novak Gjokoviq e ka nisur në mënyrën më të mirë gjysmëfinalen e Australian Open, pasi i ka fituar dy setet e para ndaj Rodger Federer me rezultat 6-1 dhe 6-2, për 54 minuta.

Federer e ka mposhtur Gjokoviqin në 22 përballje nga 44 në tërësi, por vetëm një herë pasi ka humbur setin e parë – në gjysmëfinalen e Dubait, dy vjet më parë.

Zvicerani tani duhet të rikuperojë dy sete për të dhjetën herë në karrierë, në mënyrë që ta kthejë ndeshjen.

Të dy duan finalen e Australian Open, të cilën në pesë vjetët e fundit, katër herë e ka fituar serbi, ndërsa Federer ka dështuar në gjysmëfinale, që nga viti 2010.

lajme të ngjashme