“Gjithmonë më ka pëlqyer politika”, Musmurati tregon pse ia mësyu garës për deputete (VIDEO) NULL NULL 30.01.2025 18:26 30.01.2025 18:26 Kandidatja për deputete nga radhës e PDK-së, Besianë Musmurati. Kandidatja për deputete nga radhës e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka treguar se pse vendosi që të bëhet pjesë e garës për deputete. Ajo u shpreh se gjithmonë i ka pëlqyer politika dhe tha se ia ka vlejtur një gjë e tillë, sepse sipas saj kanë një ekip dhe një kandidat të jashtëzakonshëm për kryeministër. “Unë vijë nga një familje që janë aktivistë kështu politikë në zemër edhe mendoj që ajo është pika kryesore pse kam vendosur, edhe pse gjithmonë më ka pëlqyer politika, kam studiuar edhe për Politika Publike edhe mendoj që kësaj here ta ka vlejtur të hyjë në garë, sepse e kemi një ekip të jashtëzakonshëm që e rrethon edhe e kemi një kandidat të jashtëzakonshëm të cilin e kemi nominuar për kryeministër, Bedri Hamza”. “E kemi bërë një fushatë shumë pozitive dhe mendoj që kemi shumëçka me i ofru qytetarëve të Kosovës, prandaj edhe kjo më motivoi që edhe unë me këtë pjesën e arsimit, kam qenë më shumë e angazhuar edhe në program edhe kështu, kështu që mendoj që është një prej arsyeve kryesore pse kam vendosur sivjet të hyjë në garë edhe vet”, u shpreh ajo. Musmurati gjithashtu renditi edhe disa nga arsyet se pse sipas saj ajo duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, përcjell Klankosova.tv. “Unë kam qenë diplomate, kam punuar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel dhe Ëashington, kam qenë shefe e kabinetit të Uran Ismailit, jam tash edhe nënkryetare e partisë edhe mendoj që një prej arsyeve kryesore pse mendoj që sot dikush të më votojnë, sidomos dikush që është i ri, sidomos një nënë e re, është sepse angazhimin tim në kuvend e shoh në përmirësim të arsimit, në përmirësim të cilësisë së arsimit, por edhe në përmirësim të punësimit të grave dhe të rinjve”. “Këto janë dy fushat kryesore për të cilat garoj dhe për të cilat shpresojë se do ta jap një kontribut të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh tutje kandidatja për deputete nga radhës e PDK-së./Klankosova.tv.