Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjirokastër, reshjet e dendura dëmtojnë ‘6 këndëshin’ shekullor

NULL NULL
18.08.2015 20:50

Pas lajmit për dëmtimin e objektit historik të njohur si « Gjashtëkëndëshi » në qëndrën e pazarit ka ardhur edhe reagimi i ministrisë së Kulturës.Ajo sqaron se nuk kemi të bëjmë me shëmbje apo rënie të fasadës por ky dëmtim vjen si pasojë e ndërhyrjes në objekt, ku, çatia  është mbuluar me rrasa  guri, që kanë rënduar mbulimin.

Në gjendjen e sotme kjo ka shkaktuar  dëmtim të trarëve mbajtës dhe të pllakave të  çatisë.Gjithashtu vërehet se elementë drusorë të perdorur ne konstruksionin e çatisë janë  jo të përshtatshëm për çatinë gjirokastrite.

Në kushtet emergjente masat e para të marra nga DRK-Gjirokastër janë drejtuar në  përforcimin  e strukturës, në ndrrimin e skemës statike të çatisë, si dhe përforcimi i strukturës me ngritjen e skelerisë, në vendosjen e kollonave të drurit, shkarkimi i një pjese të ngarkesës në dyshemenë e betonit, restaurim i vitit 2009.Me ndërhyrjen e fundit në datat 17 dhe 18 gusht 2015 nga specialistët e DRKK-Gjirokastër u arrit të  stabilizohet qëndrueshmëria e çatisë dhe objekti mund të quhet i sigurt.  –shkruan ministria në reagimin e saj

Objekti është pjesë e projektit të  bashkepunimit me një agjenci turke  që mundëson ndërhyrjet fizike për mirëmbajtjen e monumenteve historike dhe kulturore në qendrën historike të Gjirokastrës, në zbatim të rekomandimeve të UNESCO./Shqiptarja

187637

 

lajme të ngjashme