Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjirokastër, humb jetën në skenë artisti i njohur Jorgo Roze

NULL NULL
06.05.2016 21:51

Artisti i njohur, Jorgo Roze ka humbur jetën në skenë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur gjatë Festivalit të 46 të këngës për fëmijë, në momentin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Shkak i vdekjes së artistit dyshohet një atak kardiak.

Klarinetisti dhe muzikanti i talentuar Jorgo Roze, ishte njëri prej intelektualëve më të nderuar të fushës së artit e kulturës, modeli i intelektualit që me devotshmëri, përkushtim e ndjenjë të lartë profesionale, për dekada të tëra i shërbeu artit e kulturës në Gjirokastër.

Pas studimeve të mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja” i përfundoi studimet e larta me “Medalje të Artë” në konservatorin e muzikës “Dvorzhak” në Pragë.  Me kthimin në Tiranë, në orkestrën e Radio Tiranës, Jorgua konsiderohej instrumentisti më i mirë i vendit, instrumentist i klasit të parë, por për arsye familjare, la Tiranën dhe u kthehet në Gjirokastër. /gazeta-shqip.

lajme të ngjashme