Gjilani nis kontrollet sistematike shëndetësore te nxënësit NULL NULL 16.04.2026 09:02 16.04.2026 09:02 Kanë nisur kontrollet sistematike për nxënësit e klasave parafillore, klasës së parë dhe të pestë të Komunës së Gjilanit. Në një njoftim për media u tha se fillimin e këtij procesi e kanë parë nga afër drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, bashkë me zv. drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Ud. Dr. Merrushe Ajeti dhe drejtorin e Arsimit, Jeton Rexhepi. “Kemi filluar kontrollet sistematike për nxënësit e klasave parafillore, klasës së parë dhe të pestë”, tha Kadriu-Qerimi, raporton Klankosova.tv. Sipas saj, këto kontrolle po realizohen në kuadër të përkujdesjes së vazhdueshme për shëndetin e fëmijëve tanë, me qëllim të monitorimit të gjendjes së tyre shëndetësore dhe identifikimit të hershëm të çdo problematike të mundshme. “Përmes këtij procesi synojmë të kontribuojmë në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të nxënësve, duke siguruar një zhvillim të shëndetshëm dhe mirëqenie më të mirë për ta”, tha drejtoresha e Shëndetësisë. Drejtori për Arsim, Jeton Rexhepi, tha se kontrollet do të realizohen nga ekipet profesionale mjekësore të QKMF-së, sipas planifikimit të përcaktuar, duke përfshirë të gjithë nxënësit e niveleve të lartpërmendura. /Klankosova.tv