Gjilani në pritje të rezultateve të COVID-19 për 349 persona NULL NULL 09.11.2020 10:44 09.11.2020 10:44 Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka mbajtur mbledhjen e radhës për vlerësimin e situatës me virusin. I pari i shëndetësisë në këtë qytet, Selami Xhemaili, ka bërë të ditur se 349 mostra janë në pritje në këtë komunë për rezultat të testit për COVID-19. Në emër të Komitetit, ai ka apeluar të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit, që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjienës personale. Gjendja e përgjithshme në Gjilan me koronavirus është si vijon: 1707 raste pozitive në total, 1270 të shëruar, 380 raste aktive, 57 të vdekur, 39 të hospitalizuar dhe 349 mostra në pritje për rezultat.