Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përballja Gjilani – Ballkani mbyll javën e parë të Superligës

NULL NULL
18.08.2025 14:47

Gjilani dhe Ballkani, do të jetë ndeshja e cila do ta mbyll javën e parë të Superligës.

Përballja pritet të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, me fillim nga ora 16:00, ku nënkampioni i Kosovës synon fitore pas ‘kiksit’ të bërë nga kampionia Drita ditën e djeshme kundër Ferizajt.

Ky duel do të transmetohet ekskluzivisht në kanalin Sport 1, të platformës gjigante Artmotion, nën komentimin e Lirim Pecit.

Derisa të dielen u zhvilluan katër ballafaqime:

Dukagjini – Prishtina 2:3;

Malisheva – Prishtina e Re 0:4;

Drenica – Llapi 0:0;

Ferizaj – Drita 1:0.

lajme të ngjashme