Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilan: Policia ia ndalon një personit vozitjen për tre muaj

NULL NULL
07.02.2024 08:50
shpejtësia
Shpejtesi, fotoilustrim

Policia ia ka ndaluar vozitjen për tre muaj një personit, pasi ishte hasur duke shkelur rregullat e trafikut.

Më konkretisht, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h, ai kishte vozitur 94 km/h.

Rasti ka ndodhur në aksin rrugor Gjilan – Ferizaj, njofton Drejtoria Rajonale e policisë në Gjilan transmeton Klankosova.tv

Po ashtu atij iu shqiptua një gjobë prej 300 eurosh dhe iu hoqën tre pikë nga patentë-shoferi.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme