Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilan: Ndalohet pronari i ‘’Arch Design’’, dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

NULL NULL
18.01.2022 16:33

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se pas një hetimi disamujor, ka ndaluar të dyshuarin M.I., pronar i kompanisë “Arch Design”, i kontraktuar nga komuna e Gjilanit për mbikëqyrjen e punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, për shkak të dyshimit se ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar’.

“Dyshohet se ai, në cilësi të mbikëqyrësit të punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, që nga data 12 korrik 2017 deri më 3 dhjetor 2020 ka pranuar si pozicione të kryera, punë të pakryera në vlerë rreth 66 mijë euro, duke e dëmtuar buxhetin e komunës së Gjilanit, ndërsa kompanisë ‘’Vision Project/Dino-SHPK’’, i ka siguruar përfitim material në shumën e lartcekur”, thuhet në komunikatën për shtyp të prokurorisë.

lajme të ngjashme