Gjilan: Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit për trafikim me qenie njerëzore NULL NULL 31.10.2022 12:04 31.10.2022 12:04 Tre persona janë ndaluar për 48 orë. Ata dyshohen për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”. Dy shtetasit shqiptarë dhe një nga Kosova kanë rënë në prangat e policisë të dielën në Gjilan. Kështu thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për Klankosova.tv Në përgjigje thuhet se është bërë edhe kërkesa e caktimin të masës së paraburgimit për të dyshuarit. “Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit , dje me datë 30.10.2022, janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona , për shkak të veprës penale Trafikimi me qenie njerëzore dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit” – thuhet në përgjigje njofton Klankosova.tv Gjilan: Arrestohen tre persona për trafikim me qenie njerëzore