Gjetaj: Do ndriçohet fati i personave të zhdukur pa dallim etnik, politik apo fetar NULL NULL 12.12.2016 12:24 12.12.2016 12:24 Kryetari i Komisionit Parlamentar për të pagjetur në Kosovë, Prenk Gjetaj, ka nderuar sot bashkë me Presidentin Thaçi, 84 serbë të Kosovës të rënë në Hoçë të Madhe të Rahovecit. Ndërkaq në një prononcim për media, Gjetaj tha se ky është një moment ku Institucionet më të larta të vendit po tregojnë se do të punohet për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, pa dallim etnik, politik apo fetar, njofton Klan Kosova. ‘’Ky është moment që tregon se President dhe Institucionet më të larta të vendit, pa marr parasysh përkatësitë e ndryshme qoftë etnike apo politike edhe fetare, të gjithë personat që identifikohen si të zhdukur dhe që janë viktima do të punohet për ndriçimin e fatit të tyre’’. Sipas Gjetajt , për të kuptuar të vërtetën e secilit familjarë dhe për të përfunduar konfliktet e mundshme, duhet ndjekur hapa të tillë të cilët po bën dhe Presidenti Thaçi, njofton Klan Kosova. ‘’Është e drejtë themelore e çdo familjari të dijë të vërtetën ende pa u ditur e vërteta, sigurisht se është e vështirë edhe për ripajtim mirëpo këtyre hapave duhet tu hyjmë sepse konfliktet dhe luftërat në fund kanë përfunduar me mospajtime në tyrezë’’. ‘’Pa u afruar dhe biseduar normalisht me një qasje të përbashkët dhe qasje të drjetë, ta dijmë të vërtetë dhe të punojmë për ndriçimin e fateve të personave të zhdukur në mënyrë të barabartë’’, ka përfunduar Prenk Gjetaj, njofton Klan Kosova.