Gjermani: Kongresi i AfD-së shoqërohet me protesta NULL NULL 11.01.2025 13:55 11.01.2025 13:55 Demonstruesit bllokuan hyrjet në kongresin e AfD. Foto: EHL Media/IMAGO Disa mijëra njerëz protestuan mëngjesin e së shtunës (11 janar) në Riesa, Saksoni, kundër konferencës së planifikuar të partisë populiste, AfD. Grupe demonstruesish të ardhur nga e gjithë Gjermania, bllokuan rrugët hyrëse në qytet dhe në sallën e eventeve “WT Arena”, ku zhvillohet konferenca e partisë, pjesërisht ekstremiste e djathtë, AfD. Për shkak se vetëm disa nga rreth 600 delegatët e AfD-së arritën në kohë në sallë, takimi filloi me vonesë në mesditë, rreth dy orë. Sipas informacioneve nga qarqet partiake, u vonua edhe bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, e cila do të emërohet si kandidate e AfD-së për kancelare në mbledhjen dyditore. Organizatorët e protestës flasin për “sukses të plotë” Për protestën kishin bërë thirrje disa organizata të shoqërisë civile dhe sindikata. Një zëdhënëse e aleancës së veprimit “Kundërshtoj”, e cila ndihmoi në organizimin e mitingjeve, e përshkroi aksionin e protestës si një “sukses të plotë”. Ajo ende nuk ishte në gjendje të jepte vlerësime për numrin e pjesëmarrësve. Sipas autoriteteve, në Riesa priten deri në 10,000 demonstrues. Organizatorja i tha agjencisë së lajmeve AFP, se “ky është demonstrimi më i madh që Riesa ka parë ndonjëherë”, dhe raportoi për “përleshje” individuale me forcat e sigurisë. Qëllimi i deklaruar i “Kundërshtoj” është të organizojë “mosbindje masive civile kundër konferencës së partisë federale të AfD”. /DW