Gjermani: Kapen dy të dyshuarit për vrasjen e 42-vjeçarit, janë po ashtu shqiptarë NULL NULL 01.12.2022 05:57 01.12.2022 05:57 Dy personat e dyshuar për vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar janë kapur nga policia gjermane. Sipas raportimit të mediave atje ata janë po ashtu shqiptarë, të njohur për trafikun e drogës. Ata janë të moshës 20 dhe 26 vjeçare. Të dyshuarit ishin ndaluar në një kontroll rutinore nga ana e policisë. Ngjarja e cila ndodhi të hënën në Krefeld, tronditi opinionin publik në Gjermani. 42-vjeçari ishte vrarë me dy plumba pas kokës. Nga mediat gjermane u raportua se viktima ishte i dyshuar për drogë dhe vjedhje. Sipas tyre, i ndjeri tashmë kishte jetuar në Gjermani nga viti 2018-të dhe thuhej se ishte i pastrehë, përcjell Klankosova.tv Shqiptari i vrarë në Gjermani ishte i dyshuar për drogë