Gjërat që tregojnë se po shkoni drejt divorcit NULL NULL 03.12.2016 15:30 03.12.2016 15:30 Problemet që sjellin stres siç janë një punë e re, zhvendosja nga një shtëpi në tjetrën apo ardhja në jetë e një fëmije, shpesh injorohen dhe jetesa vazhdon si të mos ketë ndodhur asgjë. Në qoftë se këto gjëra mbeten ashtu siç janë pa u trajtuar siç duhet mund të shndërrohen në probleme më të mëdha, gjë që çon drejt divorcit. Natyrisht ato arsyet e lartpërmendura nuk janë shkaku i divorceve mirëpo mos trajtimi i çështjeve të rëndësishme në jetën bashkëshortore është. Disa nga gjërat që tregojnë që jeni duke shkuar rrugës se gabuar i keni të listuara më poshtë. Nuk keni marrëdhënie seksuale, apo bëni seks shumë rrallë. Nuk kaloni kohë së bashku aq sa duhet. Nuk vlerësoni gjërat që partneri bën për ju. Kritikat. Ndonjëherë duhet që të kritikoni njeri tjetrin, mirëpo jo vetëm njeri partner të jap kritika. Përbuzja. Në qoftë se keni probleme punoni që ti zgjidhni ato, në vend se ti rrokullisni sytë sa herë që ndesheni me to. Nuk flisni me njeri tjetrin. Për çfarëdo problemi që keni apo edhe nëse keni kaluar një dite të mirë ndajeni me partnerin tuaj.