Gjërat që nuk duhet t’i thuani në vendin e punës NULL NULL 24.06.2015 16:15 24.06.2015 16:15 Çdo fjalë e thënë në vendin e punës, mbahet mend. Çfarë do që thoni, mund të lërë përshtypje afatgjate. Mënyra se si komunikoni, qëndrimi, idetë dhe opinionet që jepni në punë, e ndikojnë suksesin tuaj. Kolegët e tu dhe menaxherët, i kushtojnë shumë vëmendje asaj që ju thoni, kështu që mendoni mirë para se të flisni. Ja disa nga gjërat që nuk duhet t’i thoni në punë E përfundova projektin, çfarë duhet të bëj tani? Përderisa është shumë ide e mirë të kërkoni për më shumë përgjegjësi pasi t’i keni përfunduar detyrat që ua kanë përshkruar, ju duhet ta dini se çfarë duhet të bëni pa pyetur fare. Punëdhënësit i vlerësojnë më shumë punëtorët, të cilët i gjejnë vetes punë pasi ta kenë përfunduar atë që i kanë thënë ata. Jam i/e mërzitur I/e mërzitur, është një fjalë që duhet ta shmangni gjatë orarit të punës. Kur ju e shprehni se jeni të mërzitur në vendin e punës, tregoni se jeni të pavullnetshëm dhe të paangazhuar. Nëse ndiheni të mërzitur në punë, bëhuni aktivë dhe kërkoni sfida të reja. E kam kaluar tërë natën me këtë punë Këtë nuk duhet ta thoni kurrë. Pikë së pari do të tregoni se juve ju duhet gjithmonë extra kohë për t’i përfunduar punët, pikë së dyti, atij nuk do t’i bëjë fare përshtypje nëse keni qëndruar natën apo jo. Do t’i interesojë vetëm rezultati. Kjo nuk është puna ime Vetëm pse nuk të është përshkruar në detyrat e punës nuk është e thënë se nuk duhet ta bëni. Nëse ju kërkohet të bëni një punë shtesë, asnjëherë mos e refuzoni. /klankosova