Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Gjenocid ekonomik”, “Drejtor i korruptuar”, fjalët që u dëgjuan gjatë protestës nga banorët e fshatit Vitomiricë të Pejës (VIDEO)

NULL NULL
27.12.2024 08:48
pa rryme

Banorët e fshatit Vitomiricë të Pejës, kanë protestuar dje para zyrave të KEDS-it në Pejë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për mungesën e energjisë elektrike dhe mosrealizimin e kërkesave të parashtruara ndaj këtij institucioni.

Protestuesit, të revoltuar nga situata, përdorën fjalë të ashpra ndaj drejtorit të KEDS-it, duke e akuzuar atë dhe institucionin për korrupsion dhe manipulim, njofton Klankosova.tv.

Fjalë si “gjenocid ekonomik” dhe “drejtor i korruptuar” u dëgjuan gjatë protestës, e cila, ndonëse u mbajt në mënyrë të qetë, u karakterizua nga tensione në komunikim, tha gazetari Valdrin Daci, në një lidhje direkte në emisionin “Ora 7”, në Klan Kosova.

Sipas tij, disa lagje si rruga e Spitalit dhe lagjja e Kristalit rifituan energjinë elektrike pas tri ditësh mungesë, ndërsa pjesë të tjera të rrethit të Pejës, përfshirë zona të Vitomiricës, vazhdojnë të përballen me mungesë energjie për gati një javë.

 

lajme të ngjashme