Gjenerallejtënant Jashari në Pentagon prezanton arritjet e FSK-së NULL NULL 18.06.2025 18:17 18.06.2025 18:17 Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë vizitës në ShBA, u takua në Pentagon me Gjenerallejtënant Joseph ‘JS’ McGee, që është edhe Drejtor i Strategjisë, Planeve dhe Politikave në Shtabin e Përbashkët të Forcave Amerikane. Jashari e informoi McGee për arritjet e FSK-së, përfshirë pjesëmarrjen në Defender25, trajnimet me ushtrinë amerikane dhe përgatitje për dislokim në “JRTC”, duke theksuar rëndësinë e arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale. “Ndërsa Gjenerallejtënant McGee e përgëzoi FSK-në për progresin, falënderoi për mikpritjen gjatë UF DE25, si dhe konfirmoi mbështetjen e Pentagonit për zhvillimin dhe bashkëpunimin në misione të përbashkëta paqeruajtëse”. “Në kuadër të kësaj vizite, Gjenerallejtënant Jashari u takua gjithashtu me Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Steven S. Nordhaus, dhe me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës në JRTC, Gjeneral Major Steven Osborn”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Gjatë takimit me Shefin e Byrosë së Gardës Kombetare të ShBA-së, Jashari prezantoi të arriturat e FSK-së, teksa shprehu mirënjohje për mbështetje në procesin e trajnimeve dhe përgatitjeve për misionin e dislokimit. “Gjeneral Nordhaus vlerësoi lartë profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të FSK-së për bashkëdislokim”. “Këto takime pasqyrojnë përparimin e qëndrueshëm të FSK-së drejt kapaciteteve të plota operacionale dhe theksojnë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 5 orë më parë