Gjenerali i Ushtrisë së letrave shqipe mbush tetë dekada jetë NULL NULL 28.01.2016 09:05 28.01.2016 09:05 TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON Gjeniu - ndërgjegja e kombit për disa madje - feston sot datëlindjen e tij të tetëdhjetë, ende pa Nobel, por me emrin renditur krah titanëve të letërsisë botërore. Ismail Kadare, më i madhi shkrimtar shqiptar, i krahasuar me Kafkën, Orwellin e Danten për nga madhështia e shtatit të veprës, sot feston datëlindjen e tij të 80-të. Gjeniu gjirokastrit tash e disa dekada i ka dhënë kombit – të shqipeve – një vend të nderuar në hartën e letërsisë botërore, njofton Klan Kosova. I nominuar disa herë për çmimin Nobel, fitues i çmimit Princi i Asturias, Man Booker International dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Francës – ku ka zëvendësuar akademikun Karl Popper, Kadare është pasaporta e letërsisë shqipe në botë. Me veprat e tij Kadare ka arritur që ngjarje krejt të humbura në mugëtirën e truallit “kërcënues” shqiptar t’i kthejë në letërsi botërore, duke e bërë Shqipërinë krejt të afërt për botën. I sulmuar shpesh për mungesë disidence gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës, Kadare është treguar përherë i matur në ato që ka thënë, por pa harruar të theksojë se “nuk mund të kishte disidencë në atë regjim. Ishte krejt e pamundur”. “Kundër meje janë shkruar qindra faqe me denoncime, kurse një mijë vite të kërkohet, në një mijë arkiva, nuk do të gjenden kurrë dy radhë të mija kundër askujt”, e qartëson akoma më tutje situatën gjeniu. Në gjithnajën e shkrimeve të Kadaresë, të quajtura ndryshe Testamenti Kadareian, mund të veçohet ndoshta “Mosmarrëveshja”, e cilësuar nga shumë si një nga majat e mendimit shqip – jep relacionet e shqiptarëve me veten dhe të tjerët, fqinjët ballkanas dhe Evropën. Kritika botërore, për dallim nga Akademia Suedeze e Arteve dhe Shkencave nuk është treguar e kursyer me gjeniun, duke e krahasuar me më të mëdhenjtë shkrimtarë të historisë, disa nga të cilët Kadare vet ka thënë t’i ketë të preferuar, si Kafkën, Orwellin, Danten e Servantesin. Po ndajmë me ju disa vlerësime të kohësve për veprën e Kadaresë: Alain Bosquet: Asnjë fushë dhe asnjë lloj gjendjeje shpirtërore nuk është e huaj për gjeninë krijuese të Ismail Kadaresë, që është pa dyshim shkrimtari më i begatë dhe më i larmishëm i kohës sonë. Po ç’presin vallë, ata zotërinjtë e Stokholmit? Alain Bosquet: Ta nderosh Kadarenë me Nobel, nuk do të thotë ta emanciposh atë. Do të thotë të emancipoheni vet ju. (Letër dërguar jurisë së çmimit Nobel) John Kerry: Kadare, një shkrimtar që mbulon një kulture të tërë… një shkrimtar universal me një traditë në të treguarin e historive që shkon pas deri në kohët e Homerit. Rexhep Qosja: [Romanit “Kështjella”] mund t’i shtohet nga diçka, por prej tij nuk mund të hiqet asgjë: asnjë skenë, asnjë fjali, asnjë fjalë, asnjë detaj. (Panteoni i rralluar, Rilindja, Prishtinë, 1973)