Gjendet trupi i pajetë i 68-vjeçarit që u zhduk në lumin Mat NULL NULL 01.08.2025 17:27 01.08.2025 17:27 Lumi Mat - Foto ilustruese Është gjetur trupi i pajetë i 68-vjeçarit i cili u raportua i zhdukur të enjten në lumin Mat, i cili ishte duke peshkuar me një mik të tij në momentin kritik. Sipas policisë, viktima u identifikua si D.Q., transmeton Klankosova.tv. “Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Zhduket gjatë peshkimit në lumin Mat një person, nisin kërkimet